Zëdhënësi i Qeverisë: Në takimin Kurti-Vuçiq do të diskutohet edhe për zhvillimet aktuale në vend

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takimin e 18 gushtit në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq do të diskutohen elementet e marrëveshjes me Serbinë me njohje reciproke në qendër dhe për zhvillimet e fundit në vend

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që pritet të mbahet më 18 gusht, ka thënë se në këtë takim parashihet të diskutohen dy pika kryesore, të cilat janë elementet e një kornize të përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë, me njohje reciproke në qendër dhe zhvillimet aktuale në vend.

Ai në emisionin “Five“, ka thënë se vendimi për targa dhe dokumenti për hyrje-dalje janë në përputhje me ligjin e  Kosovës, për të cilat vetë Serbia është dakorduar në të kaluarën.

Ndërsa për shtyerjen e vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë më 31 korrik, ai ka thënë “Ne kemi bërë një shtyerje prej ditësh nga afati fillestar, për shkak se jemi pajtuar me shtetet partnere tona se ka pasur fushatë të egër dezinformimi në veri”.

Ndërsa në pyetjen sesi do të jetë 1 shtatori dhe a do të ketë barrikada dhe zhvillime si të 31 korrikut, ai ka thënë se më 31 korrik, barrikadat nuk kanë qenë organike të serbëve lokalë.

“Përveçse kanë qenë të përgatitura paraprakisht, flasin për një përfshirje të grupeve kriminale”, ka thënë Kryeziu.

“Kësaj radhe, kanë qenë të pakta pamjet që keni parë qytetarë civilë që janë bashkëngjitur thirrjes”, ka shtuar ai.

Përveçse grupe kriminale, ai ka thënë se në të njëjtën kohë është e qartë se ka përfshirje të Serbisë në zhvillime të tilla.

“Bllokadat dhe situatat e pafavorshme bëhen nga Beogradi për qëllim të nxitjes së situatave konfliktuoze, kjo ka të bëjë me prezencën e grupeve kriminale që funksionojnë me direktiva të shtetit serb, shtet ky që ka lidhje të thella me Rusinë”, ka deklaruar tutje Kryeziu.

Ai ka thënë se do të ishte sjellje e papërgjegjshme nga Kosova të mos konsiderohej kjo situatë e 31 korrikut dhe të shtyhej vendimi për reciprocitet.

Ndërsa për 1 shtator ai ka thënë se institucionet e sigurisë, tashmë janë duke bërë përgatitjet për zbatimin e një vendimi të tillë, vendim për të cilin janë të autorizuar.

“Ne presim që nga 1 shtatori të zbatohen të gjitha vendimet, që mund të realizohen nga policët tanë doganorë”.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika