Zëdhënësi i Qeverisë thotë se në Bruksel është pranuar plani evropian dhe jo plani i zbatimit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takimin e djeshëm në Bruksel është pranuar vetëm plani evropian jo plani i zbatimit

Përparim Kryeziu, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka cilësuar si të pasakta raportimet e mediave për aneksin e zbatimit të propozimit evropian.

Kryeziu ka thënë se për planin e zbatimit do të negociohet në takimet e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i Qeverisë ka potencuar se në takimin e djeshëm është pranuar vetëm plani evropian dhe jo plani i zbatimit.

“Raportimi për dokumentin, i referuar si Aneksi i Propozimit Evropian, është i pasaktë dhe i paqëndrueshëm. Për Planin e Zbatimit do të diskutohet e negociohet në takimet e radhës. Do të kemi diplomaci fluturuese të emisarit Lajçakut në Prishtinë e Beograd dhe pastaj takim të shtatë të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarit Lajçak. Në takimin e djeshëm ka pasur dakordim për marrëveshjen bazë, e cila tashmë edhe është publike. Ajo që është pranuar, është vetëm ajo që është publikuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia. Ai ka thënë se e presin takime e diskutime të vështira në muajt në vijim. Po ashtu, shtoi se është i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika