Zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Evropë: Defender 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës

Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës

Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka thënë se stërvitja ushtarake shumëkombëshe Defender Europe 23, merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës.Në një intervistë për DW, Kolonel O’Donnell ka thënë se për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar.

Ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë bën përditë stërvitje në këto dy kontinente. Në këtë mënyrë, ne i marrim në konsideratë situatat në afro 100 vende, përfshirë edhe Kosovën”, ka thënë Martin O’Donnell.

Martin O’Donnell ka treguar edhe për mundësinë e rikthimit të Kosovës në DEFENDER Europe 23 pas përjashtimit të saj, nëse situata do të normalizohet.

“Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar. Pavarësisht përfundimit të hershëm, stërvitja konsiderohet një sukses pasi trupat nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në gjendje të ushtrojnë aftësi ushtarake dhe të forcojnë ndërveprueshmërinë gjatë gati dy javëve të stërvitjes ushtarake”, shtoi ai.

Po ashtu, Martin O’Donnell ka treguar për rëndësinë strategjike që ka Defender 23 për sigurinë rajonale.

“Stërvitja tregon përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur nivelin e aftësive dhe ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tyre. Sikurse thashë më parë, DEFENDER 23 demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur trupa dhe pajisje të besueshme luftarake me shpejtësi, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënojnë paqen e Evropës dhe mbrojtur kontinentin nga agresioni”.

Shqipëria është zgjedhur për herë të dytë si vend pritës për një stërvitje kaq të madhe ushtarake.

Lidhur me këtë, Martin O’Donnell ka thënë se Shqipëria ka një histori të gjatë angazhimesh të gjera me NATO-n, duke përfshirë kontributin në stërvitjet e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë.

Sipas tij, kjo komandë vlerëson vendimin e Shqipërisë për të rritur ndjeshëm pjesëmarrjen e saj në stërvitjet shumëkombëshe në shkallë të gjerë, duke përfshirë organizimin e stërvitjes DEFENDER Europe 2021 dhe 2023, si edhe ofertën e Shqipërisë për të pritur sërish stërvitjen DEFENDER Europe 2025.

“Kryesisht si rezultat i koordinimit të jashtëzakonshëm mes Qeverisë së Shqipërisë, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, që ka pasur një partneritet të zyrtarizuar me Shqipërinë që nga viti 2001, marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Shqipëri është jashtëzakonisht e fortë dhe po bëhet edhe më e fortë”, u shpreh ai.

Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, DEFENDER 23, është stërvitja më e madhe vjetore e kombinuar dhe e përbashkët e Komandës Evropiane të SHBA-së, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë.

Stërvitja e këtij viti filloi më 22 prill dhe vazhdon deri më 23 qershor, në dhjetë vende të Evropës. SHBA ka vendosur rreth 7.000 trupa për të punuar së bashku me 17.000 trupa nga mbi 20 vende evropiane. Stërvitja gati dymujore fokusohet në vendosjen strategjike të forcave me bazë në SHBA dhe ndërveprueshmërinë me aleatët dhe partnerët evropianë.

Sipas tij, secili prej tre stërvitjeve të përmendura, në kuadrin e DEFENDER 23, kanë objektiva unike dhe sfiduese: Reagimi i Shpejtë, teston aftësinë e pjesëmarrësve për të kryer tri operacione të veçanta, të përbashkëta dhe të njëkohshme për t’u ngritur detyrimisht në ajër.

Stërvitja e Reagimit të Menjëhershëm lejon kombet dhe pjesëmarrësit të punojnë në kompleksitetin e ngritjes së shpejtë të fuqisë ushtarake që vjen nga SHBA dhe nga stoqet e paravendosura të ushtrisë. Së fundi, stërvitja „Saber Guardian” u ofron njësive pjesëmarrëse sfida unike, të tilla si kryerja e një kalimi përpara të linjave dhe operacione të përbashkëta të hyrjes me forcë për të kapur objektivat kyçe të terrenit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika