Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli është i vendosur të vazhdojë të dëmtojë infrastrukturën e Hamasit

Daniel Hagari, zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, është shprehur se Izraeli është "i vendosur të eliminojë terroristët e Hamasit dhe të dëmtojë infrastrukturën, siç bëmë në veri të Rripit të Gazës"

Foto nga arkivi

Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka thënë se Izraeli është “i vendosur të eliminojë terroristët e Hamasit dhe të dëmtojë infrastrukturën, siç bëmë në veri të Rripit të Gazës”.

Ky reagim i Hagar-it vjen disa orë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se trupat e tyre ndodheshin në “zemrën e Khan Younis”, pasi bombarduan qytetin jugor gjatë natës, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Hagari ka përsëritur disa nga deklaratat e mëparshme, duke thënë se trupat e IDF-së po luftojnë “në zemër të Jabalia dhe në zonën e Shejaiya”.

“Në çdo bastion të tillë, kryhen sulme të kombinuara tokësore dhe ajrore, shkatërrohen infrastrukturat nëntokësore, eliminohen shumë terroristë në beteja ballë për ballë dhe vendosen armët”, ka shtuar zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite.

Në fazat e hershme të luftës, civilëve palestinezë iu tha të iknin në jug për të shmangur luftimet. Por, Izraeli tani thotë se beson se pjesë të rajonit po përdoren nga Hamasi.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika