Zëdhënësi i VV-së: Sot del sondazhi real i matjeve të qytetarëve të vërtetë të Kosovës

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se sot do të dalë sondazhi real i matjeve të qytetarëve të Kosovës

Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka, ka thënë se këtë të hënë do të dalë sondazhi real i matjeve të qytetarëve të Kosovës.

Manxhuka ka bërë të ditur se këto matje bëhen pa i përfshirë bashkatdhetarët.

“Nuk ka forcë që e ndalë qeverisjen e drejtë, të mirë e për qytetarët të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministër Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.

Nga ana tjetër, bazuar në një sondazh në kuadër të OMNIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting e të porositur nga RTV Dukagjini për matjen e opinionit publik se kush po bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit Albin Kurti, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë i pari në listë, duke kryesuar me 29.6 për qind.

Lexo dhe: Sipas rezultateve të OMNIBUS-it, listës për opozitë më të fortë ndaj Kurtit po i prin Lumir Abdixhiku

Ndërsa, në pyetjen se cili kompromis në dialog me Serbinë do të ishte opsioni që ju do ta mbështesnit, ka dalë se 50.50 për qind (%) e mbështesin Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, si kompromis që do ta mbështeste elektorati në Kosovë, kundrejt ripërcaktimi i kufijve me Serbinë ka një mbështetje prej 49.50 për qind.

Lexo dhe: 50.5 për qind e elektoratit në Kosovë e mbështesin Asociacionin si kompromis

Kështu bëri të ditur drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “FIVE”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit, ku RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika