Zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës: Në korrik në ANP “Adem Jashari” janë procesuar rreth 400 mijë udhëtarë

Zëdhënësja e Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës `Adem Jashari`, Valentina Gara në emisionin "Rreth e Rrotull" ka thënë se vetëm gjatë muajit korrik janë procesuar rreth 400 mijë udhëtarë, duke bërë një rekord të ri në historinë e fluturimit

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara, e ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se vetëm gjatë muajit korrik janë procesuar rreth 400 mijë udhëtarë, duke bërë një rekord të ri në historinë e fluturimit.

Gara bëri të ditur se dy vendet e para ardhje-vajtje të udhëtarëve përfshin shtetet si Zvicra me 40% dhe Gjermania me 30%, e pastaj edhe Turqia, Austria, si dhe vendet e tjera.

“Arsyeja kryesore e kësaj rritjeje të udhëtarëve janë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vendet evropiane”, ka theksuar tutje Gara.

Zëdhënsja e Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës `Adem Jashari`, Valentina Gara

Sa i përket kapacitetit të hapësirave dhe infrastrukturave, Gara ka thënë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës `Adem Jashari` ka kapacitet prej 3.5 deri në 4 milionë udhëtarë dhe që presin që deri në fund të këtij viti të vazhdohet me numër rekord të udhëtarëve si dhe fluturimeve.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika