Zëdhënësja e EULEX-it: Situata e sigurisë në veri është shqetësuese, pasi ka persona të maskuar dhe të armatosur

Zëdhënësja e Misionit të EULEX-it, Ioanna Lachana, ka thënë se është e rëndësishme që situata në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës të çtensionohet





Zëdhënësja e Misionit të EULEX-it, Ioanna Lachana, e ka cilësuar shqetësuese situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, pasi sipas saj, në veri ka prani të personave që janë të maskuar dhe të armatosur.

“Gjatë këtyre ditëve, gjithashtu kemi qenë dëshmitarë të një pranie shqetësuese të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara. Kjo është e papranueshme. Prishja e rendit publik dhe dhuna duhet të ndalen tani”, ka thënë Lachana.

Sipas saj, prania është vërtetuar ku janë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, dhe sulmi ndaj patrullës se EULEX-it dhe mediave.

“Gjatë ditëve të fundit, kemi parë një përshkallëzim me një sërë sulmesh, duke përfshirë kundër Policisë së Kosovës, një patrulle vëzhguese të EULEX-it dhe gazetarëve”, ka shtuar ajo.

Më tej, ajo shton se barrikadat e vendosura nga serbët në veri duhet të largohen menjëherë, sepse kjo është edhe kërkesë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Jospe Borrell.

“Gjithashtu, ne ishim dëshmitarë të ngritjes së barrikadave… por më e rëndësishmja tani është që situata të çtensionohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të ketë përmbajtje nga veprimet tjera provokuese. Kjo është para së gjithash në të mirën e popullatës lokale, qetësia dhe siguria e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale”.

“EULEX-i do të vazhdojë të kontribuojë për qetësinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë si dhe Misioni do të vazhdojë që të monitorojë për së afërmi situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka thënë Lachana, për mediumin Abcnews.al, transmeton Portali Dukagjini.

Ndërkaq, ajo ka përfunduar duke thënë se duhet të ndalet prishja e rendit publik dhe dhuna.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika