Zeka: Rasti “Kiqina” i montuar nga Beogradi për ta njollosur UÇK-në, Fadil Syleviqi ua ngarkoi vëllezërve Ramadani

Gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se rasti “Kiqina” ishte një vrasje e organizuar nga shqiptarët nën direktivat e Beogradit për të njollosur ish-ushtarët e UÇK-së.

Gazetari Milaim Zeka ka folur për rastin e njohur si “Rasti Kiqina”, që ndodhi në Komunën e Drenasit në vitin 2001, ku pesë anëtarë të familjes Hajra u vranë gjatë kthimit nga një dasmë.

Në emisionin “Mendje Kriminale,” Zeka ka pohuar se vrasja ishte organizuar nga shqiptarë nën direktivat e Beogradit, me qëllim të njollosjes së ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Kjo ka qenë vrasje e organizuar nga shqiptarët e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me Beogradin vetëm për arsye të njollosjes të njerëzve të luftës, të njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po të dëshironin ta vrisnin Hamëz Hajrën kanë pasur një milion mundësi dhe situata ku ai nuk do të vriten me familje”, ka thënë Zeka.

Sipas tij, ky rast u montua nga ish-polici Fadil Syleviqi.

Syleviqi, i cili u gjet i vdekur më 15 janar 2021 afër Liqenit të Badovcit, në një restuarant në Prishtinë, dhe persona të tjerë, sipas Zekës, kishin devijuar thirrjet telefonike për të ngarkuar rastin mbi vëllezërit Ramadani.

“Nuk është kurrfarë sekreti me ditë se njëri nga agjentët më të lartë të shërbimit sekret serb, i cili pas luftës ka qenë agjent i dyfishtë, ka vazhdu me punu prapë për shërbimin sekret serb, por edhe për shërbimet e Kosovës ka qenë Fadil Syleviqi. Në restaurantin ‘Fjala’ në Prishtinë, nga Fadil Syleviqi dhe persona të tjerë janë bërë të gjitha deviijimet e thirrjeve telefonike, të gjitha devijimet për t’ia ngarku rastin vëllezërve Ramadani”, ka shtuar Zeka.

Për këtë rast, Burim Ramadani, Arsim Ramadani dhe Arben Kiqina u dënuan me 30 vjet burgim, Jeton Kiqina me 16 vjet dhe Blerim Kiqina me 11 vjet. Dy vëllezërit Ramadani dhe Arben Kiqina më 29 dhjetor 2017 përmes një dekreti, ata ishin falur nga presidenti Hashim Thaçi.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika