Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në muaj, është ende herët të bëhet një parashikim përfundimtar për sa i përket normës së rritjes ekonomike për vitin 2022, kështu ka thënë në një intervistë për EO, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka.
Zeka ka thënë se gjithçka do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale.
“Besoj që gjithçka do të varet nga ardhja e diasporës dhe kontributi i tyre përmes dërgesave, të cilat do t’i bëjnë gjatë këtij viti, duke e ditur që konsumi është njëri prej aspekteve më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë Zeka.
Megjithatë, Zeka ka shtuar se në rast se ndodh ndonjë mrekulli e hyrjes në qarkullim të qindra miliona eurove brenda këtij viti, atëherë natyrisht mund të flitet për realizimin e parashikimit të qeverisë për normën e rritjes ekonomike për këtë vit.
Po ashtu, ai ka thënë se rritja ekonomike varet edhe nga shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale nga ana e shtetit, të cilat për momentin mbesin të pezulluara ose nuk implementohen fare.
“Po ashtu do të varet edhe nga shtyrja përpara ose jo e investimeve kapitale nga ana e shtetit, të cilat për momentin duket që mbesin të pezulluara ose nuk implementohen fare. Dhe kjo natyrisht që ka ndikim në rrjedhën e parasë së gatshme te bizneset e sektorit privat dhe edhe në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, ai beson se nga ardhja e diasporës dhe nixtjes së qarkullimit të parasë së gatshme në tregun e brendshëm, do të ralizohen parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare.
“Në një skenar më pesimist besoj edhe nga ardhja e diasporës edhe të nxitjes së qarkullimit të parasë së gatshme në tregun e brendshëm besoj që do të realizohen parashikimet e institucioneve financiare ndërkombëtare, siç është FMN dhe Banka Botërore”, ka shtuar Zeka.
“Përveç rënies në ekonomi, kemi inflacionin më të madh ndonjëherë, rekord i zi”, kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për krizën ekonomike që sipas tij, po shkaktohet nga Qeveria në mungesë të veprimeve për votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Vazhdon rritja e çmimeve, Ministria e Tregtisë me vetëm dy inspektorë