Zeka: ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu numër një për produktet me prejardhje nga Kosova

Arian Zeka, kryetar i OEAK





Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, ka deklaruar se ShBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”.

Zeka thotë se në këtë ka ndikuar edhe fakti se Amerika mundëson që Kosova të eksportojë mbi 3 mijë produkte pa iu nënshtruar detyrimeve doganore.

“ShBA vazhdojnë të jenë tregu numër një për produktet Made in Kosova. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë anë e kënd botës, natyrisht është sistemi i njëanshëm preferencial tregtar që ShBA e aplikon për Kosovën që mundëson eksportimin e mbi 3 mijë produkteve nga Kosova në ShBA, pa iu nënshtruar detyrimeve doganore”, ka thënë Zeka për EO.

Ai është shprehur i shqetësuar për ikjen e punëtorëve drejt vendeve perëndimore, duke theksuar se kjo po ndodh në të gjitha vendet e rajonit.

Mirëpo, ai shpreson që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen në Kosovë.

“Duket që trendi i ikjes së punonjësve është një trend që nuk po e karakterizon vetëm Kosovën, por edhe vende të tjera të rajonit në përgjithësi. Kam ndonjë që pavarësisht angazhimit gjithëpërfshirës që të gjithë ne mund ta kemi, është pak vonë që të ndalim një trend të tillë. Megjithatë, njerëzit të cilët kanë bërë plane që të largohen do të dëshirojnë t’i realizojnë ato plane, mirëpo unë kam shpresën që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen”, ka deklaruar ai.

Për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, Zeka thotë që Qeveria duhet ta kalojë Ligjin për investime strategjike në mënyrë që të hyjë në fuqi vitin tjetër. Ky ligj, sipas Zekës është mjaft i nevojshëm për të tërhequr investitorë të huaj në Kosovë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika