Avokati Yll Zekaj, i ftuar në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për dënimin prej 30 ditëve paraburgim për tre infermieret e Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë ka thënë se ky denim ka qene i pritshëm.
“30 dite paraburgim janë masë për siguri për të pandehurat që në këtë periudhë kohore prokurori ka kohë t’i kryejë të gjitha veprimet hetimore”, ka thënë Zekaj.
Ndërsa për masën e denimit në fjalën e fundit të Gjykatës, Zekaj është shprehur se vepra penale e sulmit në kodin penal të Republikës së Kosovës përcakton dënimin deri në një vit denim.
“Por kur viktima hyn ne kategorinë e viktimave të ndjeshme në kuadër të moshës ose gjendjes psiko-fizike, atëhere ligji ka paraparë denim prej tri vitesh burgim”, shtoi avokati Zekaj.
Zekaj ka shtuar tutje se mund të ketë dhe viktima të tjera, të cilat nuk kanë qenë të njohura deri më tani, por tani nga hetimet mund te del se ka dhe viktima tjera.