Zekaj: Nuk ka ndryshuar as mendësia e kësaj Qeverie për të ndikuar në sistemin gjyqësor

Avokati Yll Zekaj ka komentuar raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme nga vitet e kaluara. Ai ka theksuar se raporti ka përsëritur dështimet e institucioneve të caktuara, të cilat sipas tij, nuk po munden të ndryshojnë

Yll Zekaj, avokat

Avokati, Yll Zekaj, ka komentuar raportin Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Zekaj në “FIVE” të Dukagjinit ka thënë se në këtë raport janë përsëritur dështimet e institucioneve të caktuara, të cilat sipas tij, nuk po munden të ndryshojnë.

“Raporti i DASH-it i gjetur ato që i kemi thekuar dhe gjatë viti 2023. Në fakt dështimet në shumë segmentet qoftë ato të sistemin gjyqësor, qoftë ato ën sistemin qeveritar për t’i aderuar shuam çështje për të cilat kanë dhënë zotime se do të jenë ndryshe.

Gjen problem serioze në çështjen e korrupsion në lirinë e shprehjes dhe te mediave e në rastet e trajtimit të dhunës në familje… të cilat janë faktikisht janë përsëritje e dështimeve që kanë ndodhur edhe vitet e kaluara. Këto janë gjetjet për të cilat asnjëra nga institucionet nuk po mund po nuk po ka vullnet të reflektojë për të nderuar një gjendje e cila po na dyshohet s e përafërsisht po përsërit prej viti ën vitit”

Zekaj ka theksuar se edhe raporti i DASh-it e ka vënë në pah “mendësinë” e Qeverinë për ndërhyrje në sistemin prokurorial dhe gjyqësor.

“DASH e ndan përgjegjësinë dhe e adreson përgjegjësinë te të gjitha institucionet, thekson se Qeveria ka bërë, e kemi thënë dhe vitin e kaluar që do të identifikohet edhe në raporte ndërkombëtare ësh të ndikimi i drejtpërdrejt që ka pasur Qeveria në institucionet e sundimit të ligjit përkatësisht në sistemim gjyqësore dhe prokurorial… Ku faktikisht prapë vazhdoi të merret me raste individuale gjyqësore. Dhe kjo tregon që nuk ndryshon mendësia as e kësaj Qeveria për të ndikuar drejtpërdrejt në sistemin gjyqësor. Nuk mund të merret një deputeti, nuk mund të merret një ministër, nuk mund të merret një kryeministër më rastet individuale gjyqësore. Sa caktohet paraburgimi, sa zgjat paraburgimi, për asnjë se janë çështje individuale të gjyqësorit. Dhe si të tilla kemi dhe gjet në raportin e DASH-it”, ka shtuar Zekaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika