Zekaj për mungesën e reagimeve ndërkombëtare drejt Serbisë: E çuditshme dhe e rrezikshme

Avokati Yll Zekaj, ka thënë se zhbërja e marrëveshjejes së vitit 2015 do të jetë në dëm të Kosovës, dhe se KGJK-ja dhe KPK-ja do të duhej të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim dhe se ato, mos të bien në presionin serb për zhbërjen e saj

Yll Zekaj, avokat





Avokati, Yll Zekaj, e ka cilësuar sikurse të çuditshme dhe njëherit të rrezikshme, mungesën e reagimeve ndërkombëtare në drejtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe shtetit serb.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Zekaj ka thënë se negocitatat dhe marrëveshja e Brukselit për gjyqësorin nuk ishte bërë në mes të Kosovës dhe serbëve lokalë, por në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Tani kemi një boshatisje totale të sistemit gjyqësor dhe atij të prokuorisë. Çka është e çuditshme dhe e rrezikshme është se nuk kemi ndonjë reagim ndërkombëtar në drejtim të Vuçiqit dhe Serbisë sepse engocitatat dhe marrëveshjet e Brukselit për gjyqësorin nuk ishin bërë në mes të gjyqtarëve lokalë serbë, por në mesin e Shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk po shohim asnjë reagim të ashpër në drejtim të Serbisë, qoftë nga Lajçak, Borrell apo shtetet e QUINT-it”, ka deklaruar Zekaj.

Krahas kësaj, Zekaj ka thënë se në qoftë se dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë aprovohen nga KGJK-ja dhe KPK-ja, do të ketë një zhbërje të marrëveshjes së arritur më 2015.

Sipas tij, zhbërja e kësaj marrëveshjeje do të jetë në dëm të Kosovës, dhe se KGJK-ja dhe KPK-ja do të duhej të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim dhe ato, mos të bien në presionin serb për zhbërjen e saj.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika