Zekaj: Shkarkimi i përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, vendim politik dhe i kundërligjshëm

Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, të mërkurën ka dorëzuar në Kushtetuese një kërkesë në emër të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar tashmë nga Ministria e Drejtësisë

FOTO:KP

Shoqëria e Avokatëve “DeJure Law Firm”, të mërkurën ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese një kërkesë në emër të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar tashmë nga Ministria e Drejtësisë, për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.

Përfaqësuesi i Shoqërisë së Avokatëve, avokati Yll Zekaj tha se kërkesa është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Mulhaxhës, dhe se ky vendim është më shumë politik se sa ligjor.

“Sot kemi dërguar një kërkesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit arbitrar dhe të kundër ligjshëm për shkarkimin e zotit Ilir Mulhaxha për shkarkimin duke konsideruar që është më shumë një vendim i motivuar politikisht se sa një vendim ligjor. Mulhaxha është shkarkuar vetëm për faktin që i njëjtë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë një arsyeje për të përmbushur kërkesat e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin…Besojmë që e njëjta do të aprovojë argumentet tona dhe një vendim i tillë i Ministres së Drejtësisë e Mulhaxha nga pozita e përmbaruesit privat është i motivuar politikisht është i bazuar në shkelje kushtetuese dhe shkelje të konventës për të drejtat e njeriut…. Kemi pasur një pozicion ku Mulhaxha do të ishte përgjigjur para prokurorit të shtetit për shkelje të Kodit Penal të Kosovës, për vepër penale të mos zbatimit të vendimit gjyqësor dhe i njëjti ka zgjedhur rrugën që të zbatoje një veprim të prere të formës së prerë të Gjykatës Komerciale”, tha Zekaj.

Ai tha se i shkarkuari Mulhaxha ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë arsyeja e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin.

Avokati Zekaj shtoi se gjatë procesit disiplinor të përmbaruesit privat Mulhaxha kanë intervenuar nga Ministria e Drejtësisë për mos shkelje të ligjit dhe të njëjtin në fund kanë marrë vendim për të shkarkuar Mulhaxhën.

“Edhe ministrja Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendës ministri, Sallahu kanë intervenuar në procesin disiplinorë të Mulhaxha, kanë dalë para se të vendoset për Mulhaxha nëse do të suspendohet e pastaj edhe të shkarkohet, kanë dalë duke u thirrur që të njëjtin nuk po lejojnë që të bëhet shkelja e ligjit, nuk po e lejojnë kundërligjshmërinë duke e proceduar në procedurë disiplinore dhe në fund komisioni i cili dihet siç përcaktohet edhe me ligj formohet në të njëjtat dhe i njëjti merr vendim për të shkarkuar Mulhaxha…. Ne besojmë fuqishëm që Gjykata Kushtetuese në një afat sa më të shpejtë të mundshëm për shkak të dëmit të pariparueshëm është duke i’u bërë Mulhaxha do të vërtetojë argumentet tona që i kemi cituar në kërkesë dhe vendimin disiplinor dhe vendimi Ministrisë së Drejtësisë do të i shpallë si kundër kushtetuese dhe të kundërligjshme dhe Mulhaaxha do të kthehet në pozitën e përmbaruesit privat” ka theksuar Zekaj.

Përmbaruesi, Ilir Mulhaxha është shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë me 23 shkurt 2023, për faktin se kishte zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Komerciale.

Ndërsa në territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika