Zelenksy: Kemi vendime konkrete për ta sjellë fitoren më afër

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, ka thënë se kanë rënë dakord që t'i intensifikojnë përpjekjet për të sjellë më afër fitoren e Ukrainës ndaj Rusisë, duke shtuar se për këtë kanë vendime konkrete

Ilustrim

Të martën pasdite, dy liderët, kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe presidenti ukrasinas, Volodymyr Zelenksy, zhvilluan një telefonatë për të diskutuar për luftën dhe sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, i tha Zelenskyt se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, dhe se po punohet për të siguruar pajisje të mëtejshme në javët dhe muajt e ardhshëm, shkruan CNN.

Pas bisedimit mes dy liderëve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkruar një postim në rrjetin social, Twitter, ku është shprehur se së bashku me Sunak kanë rënë dakord që t’i intensifikojnë përpjekjet për të sjellë fitoren sa më afër këtë vit. Ai ka shtuar se janë ndërmarrë disa vendime konkrete, por që nuk i ka bërë të ditura.

“Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak, diskutuam për bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes. Ne ramë dakord që t’i intensifikojmë përpjekjet tona për të sjellë fitoren më afër këtë vit. Tashmë kemi vendime konkrete për këtë”, ka shkruar Zelenksy.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika