Zelenksy shtyn vizitat jashtë vendit, Rusia vazhdon ofensivën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtyer të gjitha vizitat jashtë vendit, derisa Rusia ka vazhduar ofensivën. Në ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar për një dërgesë armësh prej 2 miliardë dollarësh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Foto: Reuters

Forcat ukrainase u tërhoqën nga disa zona në pjesën verilindore të vendit dhe luftuan përballë trupave ruse në terrene të tjera, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky ka shtyer të gjitha vizitat jashtë vendit, një tregues i rrezikut serioz me të cilin po përballen ushtarët.

Në këtë sfond të zymtë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u përpoq t’i siguronte aleatët ukrainas për mbështetjen e vazhdueshme amerikane, duke njoftuar një dërgesë armësh prej 2 miliardë dollarësh. Ndihma është pjesë e paketës që u miratua muajin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara.

Kryediplomati amerikan gjendet në Ukrainë në një kohë kur trupat ruse po kryejnë një ofensivë të re në rajonin verilindor të Kharkivit.

Ofensiva nisi javën e shkuar, duke shënuar një sulm të shpejtë dhe të papritur kufitar, më të rëndësishmin qëkur Moska nisi ofensivën në shkallë të gjerë në vitin 2022, si dhe duke detyruar mijëra vetë që të largohen nga shtëpitë e tyre. Gjatë javëve të fundit, trupat ruse kanë shënuar përparim në rajonin e Donetskut.

Këto zhvillime nënkuptojnë se lufta ka hyrë në një fazë kritike për ushtrinë e Ukrainës, e cila përballet me mungesa të mëdha.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi të martën vonë se trupat u tërhoqën nga qytetet Lukyantsi dhe Vovchansk, “për të shpëtuar jetën e ushtarëve dhe për të shmangur humbjet”, siç thuhej në njoftim.

Qyteti i Vovchanskut, 5 kilometra larg kufirit rus dhe 50 kilometra larg qytetit të Kharkivit, ka qenë objektiv i luftimeve të fundit dhe trupat ruse e ukrainase luftuan në rrugët e qytetit të mërkurën.

Oleksii Kharkivskyi, drejtor i patrullave policore në Vovchansk, tha se trupat ruse po zinin pozicione në qytet, ndërsa Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se trupat e saj po përpiqeshin t’i largonin ata.

Gjatë fjalimit të tij të martën në mbrëmje, presidenti Zelenskyy tha se ushtria kishte dërguar përforcime në rajonet Kharkiv dhe Donetsk. “Është ende herët për të arritur në përfundime, por situata është nën kontroll”, tha ai.

Zyra e presidentit njoftoi të mërkurën se ai kishte anuluar të gjitha vizitiat e planifikuara jashtë vendit dhe se po përpiqej që të përcaktonte periudha kohore të tjera se kur mund të zhvilloheshin ato.

Zyra presidenciale nuk dha arsye mbi shtyrjen e vizitave, por vështirësitë në fushën e betejës duket se çuan në këtë vendimmarrje. Këtë javë presidenti ukrainas pritej ta vizitonte Spanjën, por ndoshta edhe Portugalinë. /VoA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika