Presidrnti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare.
Rusia ka shkelur “rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare”, ka deklaruar presidenti ukrainas.
Të premten duke folur në Samitin e Demokracisë së Kopenhagës 2022 me video-lidhje, udhëheqësi ukrainas është shprehur se gjatë luftës Rusi-Ukrainë, sipas tij kjo luftë ka filluar më 2014 dhe jo me 24 shkurt të vitit 2022.
“Vetëm gjatë luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe dua t’ju kujtoj se ajo filloi më 2014, jo më 24 shkurt të vitit 2022, Rusia ka shkelur rreth 400 traktate të ndryshme ndërkombëtare në të cilat vendet tona janë palë”, është shprehur Zelenskyy, raporton BBC, trasmeton Portali D.
Zelenskyy ka dhënë shembuj të shumtë të traktateve që ai pretendonte se Rusia kishte shkelur, duke përfshirë Kartën e OKB-së.
Ai ka thënë se njerëzit duhet të kujtojnë memorandumin e Budapestit.
“Me këtë shkelje, Rusia i ka dhënë fund të gjithë luftës për çarmatimin bërthamor në botë”, ka thënë Zelenskyy.
Memorandumi i Budapestit ishte një marrëveshje në vitin 1994 në të cilën Ukraina do të hiqte dorë nga armët bërthamore që kishte trashëguar nga epoka sovjetike, në këmbim të “garancive” për sigurinë e saj të ardhshme, të rënë dakord nga Rusia, Shtetet e Bashluara të Amerikës (SHBA) dhe Britania.
Zelensky mirënjohës ndaj ‘miqve të vërtetë’ në MB
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i cili bëri një vizitë të paparalajmëruar në Kiev këtë javë, ra dakord të punojë “edhe më ngushtë” me Ukrainën gjatë takimeve me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.
Zelensky në takim me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, ka falënderuar Britaninë për ofrimin e armëve dhe mbështetjen financiare për Ukrainën, si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“I jam mirënjohës Britanisë në tërësi, qeverisë, kryeministrit. Do të jemi mirënjohës për një kohë të gjatë. Lufta ka treguar qartë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë,” ka thënë Zelenksyy, në një video të postuar në Telegram, raporton BBC transmeton Portali D.
Ndërsa, Wallace ka thënë se ai pa shumë gjëra të përbashkëta në historitë e të dyja shteteve, duke theksuar se kanë një ushtri armiku shumë më të fortë, dhe duke sugjeruar se Ukraina mund të jetë e suksesshme në këtë luftë.
“Ne e shohim tani që Ukraina është në gjendje të dëbojë Rusinë nga Donbasi,” ka shtuar ai.