Zelensky: Bakhmut nuk është i pushtuar nga Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përsëri ka mohuar se forcat ruse pushtuan Bakhmutin, duke thënë se ushtarët ukrainas vazhdojnë të kryejnë "punë të rëndësishme" në atë zonë

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka këmbëngulur se Bakhmut “nuk është i pushtuar” nga Rusia, pasi një grup mercenar i mbështetur nga Moska kishte marrë kontrollin.

Presidenti ukrainas po fliste gjatë një vizite në Hiroshima, Japoni, për samitin e G7.

Themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, kishte shpallur më parë fitoren në Bakhmut.

Por burime ushtarake ukrainase kanë thënë për BBC-në se ata ende e kishin nën kontroll një pjesë të vogël të ndërtesave në periferi të qytetit.

Në një konferencë për shtyp në ditën e fundit të samitit, Zelensky ka refuzuar të japë detaje të sakta. Por, ai ka thënë se qyteti, ku beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e luftës është ndezur që nga gushti, “nuk ishte i pushtuar” nga Rusia.

“Nuk ka dy ose tre interpretime të atyre fjalëve”, ka shtuar ai pas konfuzionit të mëhershëm rreth vërejtjeve të tij për statusin e qytetit.

Ishte në një video të postuar të shtunën që Prigozhin i Wagner pretendoi se luftëtarët e tij – të cilët kanë udhëhequr sulmin rus në Bakhmut – kishin kontrollin e plotë të qytetit.

Zelensky e ka krahasuar Bakhmutin me Hiroshimën, e cila u godit nga një bombë atomike në Luftën e Dytë Botërore, duke premtuar një “rindërtim” të ngjashëm të vendit të tij.

Më herët të dielën, ai ka vizituar Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima me kryeministrin japonez, Fumio Kishida – kur Shtetet e Bashkuara hodhën bombën në qytet në 1945.

Zelensky vendosi një kurorë për ata që u vranë në sulm.

Lufta në Ukrainë ka dominuar samitin treditor të liderëve të G7 në Japoni, me Zelensky duke u takuar me disa liderë botërorë për të lobuar për më shumë mbështetje.

Këmbëngulja e tij dha rezultat. Në samit, ShBA-ja ka njoftuar se do të lejonte aleatët e saj perëndimorë që të furnizonin Ukrainën me avionë luftarakë të avancuar, duke përfshirë F-16 të prodhimit amerikan.

Megjithatë, ende asnjë vend nuk është zotuar të furnizojë avionët në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika