Zelensky dekoron kryeministrin Rama me çmim shtetëror

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka nderuar me dekret shtetëror kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke i dhënë vlerësimin e klasit më të lartë.

Rama qëndron në të njëjtën renditje me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite dhe kryeministrin spanjoll.

Rama është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Dekreti i presidentit të Ukrainës për dhënien e çmimit të ekselencës së kryeministrit të Shqipërisë është publikuar sot.

“Jam krenar për këtë ngjarje. Urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohja ime e pakufishme për mbështetjen e popullit tim në sprovat e vështira të luftës”, deklaroi Zelensky.

Njoftimi i publikuar nga presidenca e Ukrainës:

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023

Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë:

Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

AL SAUD Muhammad bin Salman-Princi i Kurorës, Kryeministër i Mbretërisë së Arabisë Saudite

Sánchez Perez-Castejona Pedro-Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës./TCH

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika