Zelensky denoncon terrorin rus në fjalimin e OKB-së

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për “krime kundër njerëzimit” pasi një breshëri e re raketore ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë Ukrainën, këtë akuzë ia ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ilustrim





Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për “krime kundër njerëzimit” pasi një breshëri e re raketore ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë Ukrainën.

Ai i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes një videolidhjeje se “formula e terrorit” rus kishte detyruar miliona njerëz të qëndronin pa furnizime me energji, pa ngrohje, pa ujë.

Sulmet kanë vrarë afro shtatë persona, kanë thënë për BBC-në zyrtarë ukrainas.

Ndërkaq, termocentralet bërthamore kanë dalur jashtë linjës.

Të tre termocentralet ende nën kontrollin e Ukrainës u shkëputën nga rrjeti dhe uzina e Zaporizhzhia – më e madhja në Evropë – u detyrua përsëri të mbështetej te gjeneratorët me naftë për të fuqizuar sistemet e saj të ftohjes dhe pajisjet kryesore të sigurisë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka shprehur shqetësim të madh për centralin e kontrolluar nga Rusia në Zaporizhzhia, i cili ka pësuar dëme nga granatimet e përsëritura.

Moldavia fqinje përjetoi gjithashtu ndërprerje masive të mërkurën, por nuk u godit drejtpërdrejt.

Me fillimin e dimrit, Moska ka rritur sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Zyrtarët thonë se sulmet me raketa të Rusisë në termocentralet kanë shkaktuar dëme “kolosale” dhe kanë lënë më shumë se gjysmën e rrjetit të vendit në nevojë për riparim.

Vonë të mërkurën, Zelensky ka thënë se situata në Kiev mbeti “shumë e vështirë” dhe përpjekjet do të vazhdojnë gjatë natës për të rivendosur energjinë elektrike.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko ka theksuar se të paktën 80% e banorëve të kryeqytetit nuk kishin energji apo ujë të rrjedhshëm.

Por, Zelensky ka thënë se disa qytete të tjera të goditura nga raketat ruse kishin arritur të rivendosin energjinë, duke përfshirë Lviv, Odesa dhe Cherkasy.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika