Zelensky dhe Blinken në Davos diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka potencuar nevojën e Ukrainës për të forcuar aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore në bisedimet me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe shefin e NATO-s Jens Stoltenberg në Davos

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy (majtas) shtrëngon duart me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, më 16 janar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka diskutuar të martën në Davos për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.

Siç raporton Reuters, theks i veçantë iu kushtua mbrojtjes ajrore dhe aftësive me rreze të gjatë, ka thënë Zelensky në një deklaratë në platformën X, i njohur më parë si Twitter.

Ai ka informuar Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, për situatën e fushëbetejës, planet për vitin 2024 dhe mjetet e nevojshme për t’i përmbushur ato.

Kievi ka shtuar përpjekjet për të rritur prodhimin e brendshëm ushtarak për të siguruar furnizime të qëndrueshme dhe për t’u bërë më pak të varur nga partnerët e huaj, të cilët përballen me mungesat e tyre dhe nuk mund t’i plotësojnë nevojat e Ukrainës në fushën e betejës.

“Ne… theksuam se bashkëpunimi dhe bashkëprodhimi më i madh i mbrojtjes do të rrisë vetëbesimin e Ukrainës teksa do të ulë mbështetjen e saj në ndihmën e huaj ushtarake dhe financiare”, ka deklaruar Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas ka qenë kohët e fundit në disa udhëtime jashtë vendit për të mbështetur vendin e tij të luftuar mes lodhjes në rritje të luftës në disa kryeqytete evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Kievit.

Në Davos, ai ka takime të planifikuara edhe me liderë të tjerë botërorë dhe pritet të zhvillojë bisedime me përfaqësues të BE-së, si dhe me drejtues të bizneseve të mëdha për të forcuar mbrojtjen dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika