Zelensky: Dhimbja e popullit mik turk është dhimbja jonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur i pikëlluar pas sulmit të ndodhur të dielën, në Stamboll

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky





I prekur për sulmin e ndodhur në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Me anë të një postimi në Twitter, Zelensky ka thënë se dhimbja e popullit turk “është edhe dhimbja jonë”.

Po ashtu, Zelensky u ka shprehur ngushëllime familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Me pikëllim të thellë mësova lajmin se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, humbën jetën dhe plagosën shumë njerëz. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të atyre që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Dhimbja e popullit mik turk është dhimbja jonë”, ka shkruar Zelensky.

Ndërkaq, edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmit në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë pësuan lëndime.

Në një postim në Twitter, Stoltenberg ka thënë se NATO qëndron në solidaritet me Turqinë.

“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, ka shkruar Stoltenberg.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi në Taksim ka shkuar në gjashtë, kurse i të lënduarve në 53.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika