Zelensky do të bisedojë me Erdoganin për anëtarësimin e Kievit në NATO

Zelensky do të udhëtojë nga Praga në Stamboll që të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 7 korrik, përderisa Kievi po kërkon anëtarësimin në NATO dhe më shumë armë të cilat mund t’i përdorë gjatë kundërofensivës kundër forcave ruse

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë bisedime me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, më 7 korrik, përderisa Kievi po kërkon anëtarësimin në NATO dhe më shumë armë të cilat mund t’i përdorë gjatë kundërofensivës kundër forcave ruse.

Zelensky do të udhëtojë nga Praga në Stamboll. Ai tha se samiti i NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme duhet të përqendrohet në dërgimin e “sinjalit të qartë” për anëtarësimin e Ukrainës në të ardhmen në aleancën ushtarake.

“Ne po flasim për një sinjal të qartë, disa gjëra konkrete drejt ftesës” për anëtarësim, tha Zelensky gjatë një konference për media në Pragë më 6 qershor, teksa foli përkrah presidentit çek, Petr Pavel. “Na duhet ky motivim. Na duhet sinqeritet në raportet tona”, shkruan REL.

Gjatë qëndrimit në Pragë ai foli edhe për kundërofensivën e Ukrainës. Sipas Zelenskyt, edhe pse kundërofensiva nuk po lëviz shpejt, “ne po avancojmë, nuk po tërhiqemi sikurse rusët”.

Zelensky më herët u ka thënë gazetarëve se dërgesat e ngadalta të armëve kishin vonuar kundërofensivën, duke i lejuar Rusisë që të forcojë mbrojtjen në zonat e pushtuara.

Pavel shprehu mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe Bashkim Evropian dhe tha se Kievi mund të llogarisë në mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke, teksa Ukraina vazhdon të mbrojë veten kundër agresionit rus.

Bisedimet në Stamboll pritet të përqendrohen në samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme, por edhe në marrëveshjen për transportin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, marrëveshje që pritet të skadojë më 17 korrik.

Rusia deri më tani nuk është pajtuar që ta vazhdojë marrëveshjen, sipas së cilës Ukrainës i lejohet të eksportojë drithëra në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht luftës. Moska ka thënë se nuk sheh arsye që kjo marrëveshje të vazhdohet nëse nuk largohen pengesat ndaj eksporteve të drithërave dhe plehrave artificiale ruse.

Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, vitin e kaluar kanë ndërmjetësuar arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika