Zelensky e viziton vijën e frontit, mes spekulimeve për fatin e gjeneralit të lartë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit dhe ka shpërndarë medalje, njoftoi zyra e tij të dielën. Vizita e tij vjen në një kohë tensionesh dhe spekulimesh rreth mundësisë së shkarkimit të shefit të ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhny

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite te trupat ukrainase në rajonin Zaporizhja, 4 shkurt 2024.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit, dhe ka shpërndarë medalje, tha zyra e tij të dielën

Vizita e tij u bë në një kohë spekulimesh se shefi i famshëm i ushtrisë ukrainase mund të shkarkohet.

“Kam nderin të jem këtu sot, për t’i mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me mision të vështirë dhe kritik për ta zmbrapsur armikun dhe për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky në një komunikatë, pasi e vizitoi rajonin e Zaporizhjas.

Presidenca ukrainase tha se Zelensky i vizitoi pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i cili ndodhet pothuajse në vijën e frontit.

Pjesa juglindore e Robotines u çlirua në fund të gushtit gjatë kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse.

Zelensky e vizitoi frontin e betejës në një kohë pasigurish për fatin e shefit të ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhny.

Sipas Reuters, Qeveria ukrainase e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë të premten se po planifikon ta shkarkojë komandantin kryesore të ushtrisë, i cili është udhëheqës i luftës kundër forcave pushtuese ruse, shkruan REL.

Dyshimet për shkarkimin e Zaluzhny, i cili ka pasur mospajtime me Zelenskyn për një sërë çështjesh, pasojnë pas kundërofensivës ukrainase të vitit të kaluar, e cila dështoi ta çlirojë shumicën e territorit të pushtuar nga Rusia.

I njohur si “gjenerali i hekurt”, Zaluzhny është tejet i popullarizuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika