Zelensky emëron shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka emëruar gjeneralmajorin Anatoliy Barhilevych në postin e kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase, duke zëvendësuar Serhiy Shaptala-n, i cili e mbante këtë pozitë deri më 9 shkurt. Zelensky e përshkroi Barhilevychin si një person me përvojë dhe njohuri të thelluara për detyrat dhe objektivat e Ukrainës, gjatë një video-adresimi më 9 shkurt

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi me ushtarë ukrainas në Zaporizhja. Fotografi nga arkivi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar gjeneralmajorin Anatoliy Barhilevych, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase.

Këtë post, deri më 9 shkurt e mbante Serhiy Shaptala.

Gjatë një video-adresimi më 9 shkurt, Zelensky e përshkroi Barhilevychin si “një person me përvojë që kupton detyrat e kësaj lufte dhe objektivat e Ukrainës”.

Ai tha se ky emërim është bërë me rekomandim të komandantit të ri të përgjithshëm të ushtrisë ukrainas, Oleksandr Syrskiy.

Syrskiy u zgjodh të drejtojë ushtrinë ukrainase të enjten. Ai deklaroi më 9 shkurt se shteti duhet të ndryshojë dhe përmirësojë metodat e tij të luftës nëse dëshiron të mposhtë forcat pushtuese ruse.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shkruan REL.

Ndryshimet në postet kyçe ushtarake ukrainase po ndodhin në një kohë kritike për Ukrainën, shtet që ka dështuar të rimarrë territor të konsiderueshëm nga Rusia që nga fundi i vitit 2022 dhe tani po përballet me mundësinë që të mos marrë një ndihmë të rëndësishme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, pasi që ligjvënësit republikanë kanë bllokuar paketën e ndihmës për Kievin në vlerë prej 60 miliardë dollarësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika