Zelensky falënderon Edi Ramën për qëndrimin e Shqipërisë kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimin ndaj agresionit rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimin ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Zelensky, mes tjerash, ka falënderuar Ramën për mbështetjen e mbrojtjes dhe atë politike, teksa ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos.

“Kam folur me kryeministrin Edi Rama për ta falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për vendin tonë, si dhe mbështetjen e mbrojtjes dhe atë politike. Përfaqësues të Shqipërisë morën pjesë në takimin e katërt të Formulës së Paqes në Davos. Detyra jonë aktuale është të përgatitemi për Samitin Global të Paqes dhe ne mbështetemi në pjesëmarrjen aktive të partnerëve tanë, përfshirë Shqipërinë”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

 

Tutje, Zelensky ka thënë se gjatë bisedës me Ramën kanë diskutuar për zgjerimin e programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me Shqipërinë.

“Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë me karakter mbrojtës. Theksova gjithashtu rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë”, ka shkruar Zelensky.

Zelensky më 30 dhjetor ka ndarë dekret shtetëror për Ramën, duke i dhënë vlerësimin e klasit më të lartë. Rama është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika