Zelensky: Flota ruse në Detin e Zi më nuk është e sigurt

“Flota ruse më nuk është në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe gradualisht po tërhiqet nga Krimeja”, ka thënë Zelensky

Volodymyr Zelensky, në videon në rrjetin social Facebook, ku premton fitore për shtetin ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pretendoi se sulmet e fundit ukrainase i kanë bërë të pasigurta bazat e flotës ruse dhe korridoret detare në perëndim të Detit të Zi, përderisa trupat e Kievit po synojnë të dëbojnë forcat pushtuese të Kremlinit nga Gadishulli i Krimesë.

Krimeja ofron mbështetje për përpjekjet e Moskës në fushëbetejën në perëndim dhe ky gadishull shpesh ka qenë cak i forcave ukrainase që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

“Flota ruse më nuk është në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe gradualisht po tërhiqet nga Krimeja”, pretendoi Zelensky më 24 tetor pa ofruar dëshmi. “Kjo është një arritje historike”, ka thënë Zelensky, shkruan REL.

Ukraina po dëshiron të tregojë se armët në vlerë prej miliarda dollarësh që i kanë dhënë aleatët perëndimorë i kanë mundësuar asaj të bëjë përparim në luftime.

Me luftën që po hyn edhe në një dimër tjetër dhe me gjasë do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm, Kievi po shtyn aleatët t’i ofrojnë më shumë asete ushtarake.

Forcat ukrainase ende nuk janë në gjendje të shënjestrojnë ndonjë cak në Krime, por janë të afta t’i afrohen gadishullit, tha Zelensky në Platformën e Krimesë, që është një forum diplomatik.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë goditur tre dronë ukrainas në Detin e Zi më herët gjatë së martës.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Krimenë më 2014.

Po ashtu, që nga kolapsimi i marrëveshjes për drithërat në gusht – që lejonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase pavarësisht luftës – Zelensky tha se një korridor i ri eksportues në Detin e Zi ka mundësuar që çdo ditë të kalojnë rreth 50 anije, duke mos dhënë më shumë detaje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika