Zelensky fton Perëndimin për dërgimin e shpejtë të tankeve

FOTO: BBC

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falënderuar liderët perëndimorë për dërgimin e tankeve të prodhimit gjerman për të mbështetur luftën kundër Rusisë, por ka kërkuar që ato të dorëzohen shpejt.

Në fjalimin e tij, Volodymyr Zelensky ka kërkuar gjithashtu nga Perëndimi të dërgojë raketa me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë, raporton BBC.

Komentet e tij erdhën pasi ShBA-ja dhe Gjermania njoftuan se do të dërgonin tanke “Abrams” dhe “Leopard” në Ukrainë.

Rusia e ka dënuar këtë ndihmë si një “provokim të hapur” dhe ka njoftuar se çdo tank i furnizuar do të shkatërrohej.

“Tanket do të ‘digjen si gjithë të tjerët’, ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin.

Zelensky është shprehur se i ka thënë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se “duhet bërë përparim në aspekte të tjera të bashkëpunimit të mbrojtjes” – me Ukrainën që kërkon furnizime me raketa me rreze të gjatë dhe artileri.

Ai bëri presion jo vetëm për një dorëzim të shpejtë të tankeve perëndimore, por edhe për një numër të konsiderueshëm: “Ne duhet të formojmë një forcë të tillë tankesh, një forcë të tillë lirie që pasi të godasë, tirania të mos ngrihet më kurrë”.

Ndërsa Zelensky ka të ngjarë të përqendrohet tani në pajisjen e forcave ajrore të Ukrainës me avionë luftarakë më të avancuar teknologjikisht pas sigurimit të tankeve, shumë qeveri perëndimore mbeten kundër një lëvizjeje të tillë – nga frika se avioni mund të përdoret për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Në fjalimin e tij në Bundestag në Berlin të mërkurën, duke përshkruar detajet e planit të tankeve, kancelari gjerman, Olaf Scholz këmbënguli se “nuk do të ketë dërgesa avionësh luftarakë në Ukrainë”.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden njoftoi të mërkurën se ShBA-ja do të dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë.

Vendimi për dorëzimin e tankeve u njoftua disa orë pasi Gjermania konfirmoi se do të dërgonte “14 Leopard 2” të saj në fushën e betejës ukrainase.

Berlini hapi gjithashtu rrugën për vendet e tjera evropiane për të dhuruar tanke të prodhimit gjerman nga rezervat e tyre.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika