Zelensky i bën thirrje Gjermanisë për ndihmë ushtarake

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Gjermanisë që të sigurojë tanke përpara takimit ku do të marrin pjesë dhjetëra aleatë perëndimorë në bazën ajrore Ramstein në Gjermaninë jugore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane i kanë premtuar Kievit më shumë pajisje për të luftuar pushtimin e Rusisë.

Berlini është nën presion në rritje për të lejuar dërgimin e tankeve “Leopard 2”.

“Nëse keni [tanke] Leopard, atëherë na jepni ato”, ka thënë Zelensky për televizionin publik gjerman.

“Këta leopardë nuk do të kalojnë përmes Rusisë. Ne po mbrohemi,” ka thënë ai, duke kritikuar qëndrimin hezitues të qeverisë gjermane.

Zyrtarët e mbrojtjes nga më shumë se 50 vende do të takohen në Ramstein, një ditë pasi ShBA dhe disa vende evropiane premtuan më shumë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të shmangë çdo ofensivë të mëtejshme ruse.

Pothuajse 11 muaj pasi Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës, zyrtarët ushtarakë të NATO-s besojnë se Moska po planifikon një ofensivë të përtërirë pranverore me numrin e trupave të përforcuar nga një mobilizim i pjesshëm që nga fundi i shtatorit.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ofroi 14 prej tankeve të saj luftarake kohët e fundit – por Kievi dëshiron më shumë.

Si shteti i prodhimit, Gjermania duhet të japë lejen e saj përpara se vende të tilla si Polonia apo Finlanda të angazhohen për të dërguar tanket e tyre Leopard.

Megjithatë, zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski paralajmëroi të premten se Varshava mund të ndërmarrë “veprime jo standarde” nëse do të kishte rezistencë të fortë nga Berlini.

Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, të martën e 17 janarit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në këtë bisedë, ata kanë ritheksuar mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe dënuan agresionin e Rusisë.

Presidenti Biden dhe kancelari Scholz diskutuan për ndihmën e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

Ndryshe, në fillim të janarit, Washingtoni dhe Berlini ranë dakord së bashku për të dërguar automjete luftarake për ta mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Biden njoftoi se ShBA synonte të furnizonte Ukrainën me një raund tjetër ndihme sigurie, duke përfshirë automjete luftarake.

Ndërkaq, të enjten, sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ve, Lloyd Austin dhe ministri i sapoemëruar gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pritet të takohen në Berlin.

Takimi në Ramstein, i organizuar nga Austin, do të fokusohet në më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa, në fillim të janarit të këtij viti, ShBA ka ndarë një paketë ndihme ushtarake me vlerë më shumë se 3 miliardë dollarë për Ukrainën.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika