Zelensky i bën thirrje Gjermanisë që të ketë qëndrim më të qartë për luftën në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Gjermanisë që të ketë një qëndrim më të qartë lidhur me luftën që po zhvillohet në Ukrainë nga agresori rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje kancelarit gjerman, Olaf Scholz, që të ketë pozicion më të qartë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Zelensky beson se ekziston një skepticizëm në marrëdhëniet mes udhëheqjes gjermane dhe Ukrainës.

“Neve na duhet që kancelari Scholz të sigurojë që Gjermania mbështet Ukrainën. Ai dhe Qeveria e tij duhet të vendosin”, ka thënë Zelensky në një intervistë për transmetuesin gjerman, ZDF.

Gjermania nuk duhet të tentojë të gjejë një balancë në marrëdhënien me Ukrainën dhe lidhjet me Rusinë, ka thënë presidenti ukrainas.

“Gjermania ka nisur të dërgojë armë më vonë sesa shtetet fqinje. Ky është fakt”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që kancelari Scholz ta vizitojë Ukrainën në kohë lufte.

“Kjo nënvizon mbështetjen e Ukrainës. Kjo është në fakt ajo që ne po supozojmë”, ka shtuar Zelensky.

Në fillim, Gjermania dhe Franca kanë mbështetur Ukrainën vetëm në aspektin politik dhe retorik, ka shtuar ai.

Scholz ka hedhur poshtë kritikat se Gjermania është duke vepruar shumë ngadalë në dërgim të armëve të rënda në Ukrainë.

“Ne do të dërgojmë të gjitha armët për të cilat jemi pajtuar”, ka thënë Scholz të hënën, duke shtuar se forcat ukrainase duhet të trajnohen për përdorim të armëve.

“Janë armë tejet të rënda. Duhet të mësoheni t’i përdorni, duhet të trajnohen”, ka thënë Scholz, duke shtuar se ushtarët ukrainas janë duke kryer trajnime në Gjermani për këtë gjë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika