Zelensky: Jemi gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është gati për shkëmbim të të burgosurve me Rusinë, derisa ka bërë thirrje tek aleatët për t’i bërë presion Moskës

Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Kievi është gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë.

Ai, gjatë fjalimit të tij me video-konferencë si pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër, më 23 maj, ka bërë thirrje tek aleatët për t’i bërë presion Moskës.

“Shkëmbimi i të burgosurve në kushte të tilla është veprim humanitar dhe vendim politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve. Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët. Ne jemi gati për një shkëmbim edhe nesër”, ka thënë Zelensky, shkruan CNN.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky,gjatë fjalimit të tij me video-konferencë si pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër

Sipas tij, është e rëndësishme që e gjithë bota të mos bëjë lëshime ndaj Rusisë.

“Ata duhet të mbajnë presionin politik në çdo mënyrë që mundEn, përmes lidhjeve të fuqishme të biznesit, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes kërcënimeve reale për sanksione, pengimit të biznesit e forma të tjera”, ka thënë ai.

Po ashtu, presidenti ukrainas ka theksuar se ukrainasit kanë mbushur “dhjetëra mijëra” çanta të zeza trupash me eshtrat e ushtarëve rusë të lënë pas.

Ndryshe, Zelensky ka konfirmuar se është i gatshëm të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin, por pa asnjë ndërmjetës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Zelensky ka thënë se do të hynte në negociata me Putinin, vetëm për kushtet e dialogut dhe jo për kushtet e ultimatumit.

“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij dhe në kuadrin e dialogut dhe jo të ultimatumit”.

Rusia dhe Ukraina nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi që u takuan në kufirin e Bjellorusisë, ndërsa çdo diskutim tjetër është mbajtur nga distanca.

Zelensky ka thënë se hapi i parë i qartë drejt negociatave do të ishte tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika