Zelensky kërkon ‘bisedime të drejtpërdrejta’ nga Kina për përfundimin e luftës në Ukrainë

Derisa Rusia po vazhdon sulmet e saj duke gjuajtur me tanke dhe artileri raketash në disa pjesë të Ukrainës, Zelensky i kërkoi Kinës të përdorë ndikimin e saj të madh politik dhe ekonomik mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftimeve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Zelensky i kërkoi Kinës të përdorë ndikimin e saj të madh politik dhe ekonomik mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftimeve.

“Është një shtet shumë i fuqishëm. Është një ekonomi e fuqishme … Pra (ajo) mund të ndikojë politikisht dhe ekonomikisht mbi Rusinë. Dhe Kina është [gjithashtu] një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Zelensky.

Rusia po vazhdon sulmet e saj duke gjuajtur me tanke dhe artileri raketash në disa pjesë të Ukrainës.

Dmytro Zhyvytsky, guvernator i rajonit Sumy, ka raportuar se të mërkurën e 3 gushtit, Rusia kishtë lëshuar 55 raketa. Nuk raportohet për të lënduar, por ka dëmtime të banesave dhe të objekteve tregtare.

“Do të doja të flisja drejtpërdrejt. Unë pata një bisedë me Presidentin Xi Jinping që ishte një vit më parë. Që nga fillimi i agresionit në shkallë të gjerë më 24 shkurt, ne kemi kërkuar zyrtarisht një bisedë, por ne nuk kemi pasur asnjë bisedë me Kinën edhe pse besoj se kjo do të ishte e dobishme.”, ka raportuar Zelensky të enjten për South China Morning Post.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika