Zelensky kërkon ndihmë për luftën dhe planin e paqes në Uashington

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka përfunduar takimet e tij në Shtetet e Bashkuara ku kërkoi mbështetje ushtarake dhe përkrahje për planin e tij të paqes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti amaerikan, Joe Biden. Foto: Reuters

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përfunduar të enjten takimet e tij në Shtetet e Bashkuara ku kërkoi mbështetje ushtarake dhe përkrahje për planin e tij të paqes.

Presidenti Zelensky ka zhvilluar takime në Kapitol, në Pentagon dhe në Zyrën Ovale me presidentin Joe Biden.

Kundërofensiva e Ukrainës po lëviz ngadalë në përpjekje për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia. Fushata për të siguruar mbështetjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në SHBA, nisi nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ku ai i bëri thirrje komunitetit global që të përkrahë planin e tij të paqes dhe më pas në Uashington, ku u bëri thirrje ligjvënësve për 24 miliardë dollarë në ndihma, për të mbështetur përpjekjet e vendit të tij për t’u mbrojtur.

Udhëtimi i tij më pas vazhdoi në Pentagon, ku zyrtarët ushtarakë rikonfirmuan mbështetjen e tyre dhe prej andej, në skenën më të rëndësishme nga të gjitha, Shtëpinë e Bardhë.

Aty ai zhvilloi takimin e tij të gjashtë me presidentin Joe Biden të enjten.

“Së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, populli amerikan është i vendosur të kujdeset që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që bota të qëndrojë me ju dhe ky është objektivi ynë”, ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden.

“Sot, jam në Uashington për të forcuar pozitën tonë për të mbrojtur Ukrainën, fëmijët tanë, familjet dhe shtëpitë tona, lirinë dhe demokracinë në botë. Unë e nisa ditën në Kongres për t’i falënderuar ata dhe popullin e Amerikës për mbështetjen e madhe”, tha presidenti Zelenskyy.

Ky udhëtim në një kryeqytet mijëra kilometra larg frontit ka rëndësi, thonë analistët. Kathleen McInnis Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare “Ajo që Bideni po bën duke i dhënë Zelenskyyt këtë platformë tregon se kjo çështje ka rëndësi për ne.

“Prandaj, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që thotë Zelenskyy dhe kërkesave që po bëjnë ukrainasit”, thotë Kathleen Mclnnis, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Të enjten, presidenti Biden njoftoi për një paketë të re ndihme ushtarake që përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore dhe artileri.

Zëri i Amerikës e pyeti administratën e presidentit Biden nëse ata mbështesin plotësisht planin e paqes prej 10 pikash të Zelenskyy-t.

“Secili nga elementët individualë të planit, sovraniteti dhe integriteti territorial, siguria ushqimore, siguria ekologjike, siguria bërthamore, ne sigurisht që i përkrahim”, ka thënë këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Këto janë parime themelore të sistemit ndërkombëtar. Ne kemi thënë se vizioni i presidentit Zelenskyy për një paqe të drejtë është plotësisht në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me dinjitetin dhe parimet e përbashkëta të njerëzimit”, ka thënë Sullivan.

Përpara se të arrihet paqja, presidenti Biden po i kërkon Kongresit 24 miliardë dollarë për të financuar përpjekjet luftarake të Ukrainës. Të enjten, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy nuk pranoi të zotohet se do ta mbështesë kërkesën, por anëtarët e partisë së tij shprehën mbështetje.

“Ata kanë nevojë për ndihmë dhe do ta marrin atë. Shumica e shumicës e mbështet këtë. E di që ka disa mosmarrëveshje nga të dyja palët. Kjo është ajo që Putini dëshiron, sepse ai dëshiron të thyejë vullnetin e popullit amerikan dhe të evropianëve. Ne kemi nevojë për një plan për fitore, dhe ne duhet ta bëjmë atë së shpejti”, ka thënë Michael McCaul, ligjvënës republikan nga Teksasi. /VoA

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika