Zelensky kërkon sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Të hënën e 15 gushtit, presidenti ukrainas Volodymuyr Zelensky ka kërkuar që bota t'i vendos sanksione të ashpra ndaj Rusisë si përgjigje ndaj "shantazhit bërthamor" rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Zelensky ka shtuar se nëse botës i mungon forca për të mbrojtur një central bërthamor, kjo do të thotë se bota do të humbas

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje botës të vendosë sanksione të ashpra si përgjigje ndaj “shantazhit bërthamor” të Rusisë rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

“Vazhdojnë granatimet provokuese të territorit të uzinës. Nën mbulesën e uzinës, pushtuesit po bombardojnë qytetet dhe komunitetet e afërta. Ushtria ruse fsheh municione dhe pajisje në objektet e uzinës. Stacioni është de facto i minuar,” tha Zelensky të hënën e 15 gushtit.

Presidenti ukrainas u shpreh se duhet të kalojnë nga diskutimet dhe thirrjet drejt sanksioneve të reja të ashpra kundër Rusisë, kundër “Rosatom” dhe të gjithë industrisë bërthamore të Rusisë.

Presidenti i Ukrainës ka pretenduar se Rusia “injoron” kërkesat e sigurisë të 42 vendeve që i kërkuan asaj të tërheqë forcat e saj nga stacioni, raporton CNN.

“Çdo incident rrezatimi në termocentralin Zaporizhzhia mund të jetë një goditje për vendet e Bashkimit Evropian, për Turqinë, për Gjeorgjinë dhe për vendet nga rajonet më të largëta. Gjithçka varet nga drejtimi dhe forca e erës. Nëse një katastrofë ndodh për shkak të veprimeve të Rusisë, pasojat mund të godasin edhe ata që heshtin për momentin”, shtoi Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas shtoi se nëse botës i mungon forca dhe vendosshmëria për të mbrojtur një central bërthamor, kjo do të thotë se bota do të humbas.

Zelensky paralajmëron ushtarët rusë në centralin bërthamorë të Zaporizhzhia

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika