Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka dhënë kritika për telefonatën mes kancelarit gjerman dhe presidentit rus duke thënë se ai hapi “kutinë e Pandorës” me Putinin e se kjo çon vetëm në minimin e përpjekjeve për ta izoluar liderin e Rusisë.
“Kjo është ajo që ka dashur Putini: është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësohet izolimi i tij, izolimi i Rusisë, dhe të ketë negociata normale që nuk do të përfundojë me asgjë”, ka thënë Zelensky për thirrjen e kancelarit Olaf Scholz.
Biseda e së premtes ishte hera e parë që Scholzi ka folur me Putinin në dy vjet. Scholzi i bëri thirrje Putinit që t’i tërheqë forcat e tij nga Ukraina dhe të fillojë bisedimet me Kievin për t’i hapur rrugë një paqeje të qëndrueshme.
Kremlini ka thënë se biseda u bë me kërkesën e Berlinit dhe se Putini i ka thënë Scholzit se çfarëdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duhet t’i marrë parasysh interesat e sigurisë së Rusisë dhe të reflektojë mbi “realitetet e reja territoriale”.