Zelensky kritikon Rusinë për sulmin në ditë feste që la të vdekur babë e bijë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kritikuar sulmet ajrore ruse që përkonin me kremtimin e së sielës së Palmës Ortodokse, duke përfshirë një sulm që vrau një baba dhe një vajzë në shtëpi në qytetin e Zaporizhzhia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar Rusinë për sulmin vdekjeprurës të raportuar nga shërbimi i urgjencës së Ukrainës në Zaporizhzhia.

“Kështu e kalon shteti terrorist të ‘Dielën e Palmëve’”, ka thënë Zelensky, duke iu referuar festës sipas ortodoksëve lindorë, ndërsa krishterët festojnë të dielën e Pashkëve.

Të paktën dy persona u vranë kur sulmet ruse goditën qytetin jugor gjatë natës, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Një burrë 50-vjeçar së bashku me vajzën 11-vjeçare u vranë, pasi sulmet shkatërruan pjesërisht një ndërtesë banimi, thanë zyrtarët në Telegram.

Ekipet e shpëtimit nxorën një grua 46-vjeçare nga rrënojat, shtoi ajo, raporton CNN.

“Kjo është mënyra se si Rusia e vendos veten në izolim edhe më të madh nga bota, nga njerëzimi”, ka thënë Zelensky.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrezikon t’i mbarojë raketat dhe municionet brenda javësh, sugjeron një rrjedhje e dukshme e dokumenteve të Pentagonit që datojnë nga shkurti, ndërsa zyrtarët e mbrojtjes amerikane u përpoqën të gjurmonin se si dosjet u bënë publike, raporton The Guardian.

Një nga dokumentet e datës 23 shkurt dhe i shënuar “Sekret”, përshkruan në detaje se si sistemet e mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike të Ukrainës S-300, do të varfërohen deri më 2 maj me normën aktuale të përdorimit. Është e paqartë nëse norma e përdorimit ka ndryshuar që atëherë.

Autenticiteti i dokumenteve të Pentagonit nuk është verifikuar. Në një deklaratë të dielën, Pentagoni ka thënë se po shqyrtonte vlefshmërinë e dokumenteve të fotografuara që “duket se përmbajnë materiale të ndjeshme dhe shumë të klasifikuara”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika