Zelensky kujton viktimat e Holokaustit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kujtuar viktimat e Holokaustit duke thënë se "Ne e dimë dhe kujtojmë se indiferenca vret së bashku me urrejtjen"

Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kujtuar viktimat e Holokaustit, gjatë kësaj të premte.

“Ne e dimë dhe kujtojmë se indiferenca vret së bashku me urrejtjen”, ka shkruar Zelensy.

Presidenti ukrainas ka shtuar se kjo është arsyeja që kushdo që vlerëson jetën duhet të tregojë vendosmëri.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që kushdo që vlerëson jetën duhet të tregojë vendosmëri. I përjetshëm kujtimi për të gjitha viktimat e Holokaustit!”, ka thënë tutje ai.

“Sot Ukraina nderon kujtimin e miliona viktimave të Holokaustit. Ne e dimë dhe kujtojmë se indiferenca vret së bashku me urrejtjen. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që kushdo që vlerëson jetën duhet të tregojë vendosmëri. I përjetshëm kujtimi për të gjitha viktimat e Holokaustit!”, ka thënë Zelensky në Twitter.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika