Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një video në rrjetin social Facebook, ka premtuar fitore për Ukrainën në Ditën e Mbrojtësve të Ukrainës, dhe ka shprehur falënderime për forcat e armatosura të Ukrainës dhe ushtarët që po mbrojnë vendin e tyre.
“Me 14 tetor shprehim mirënjohje, mirënjohje për këdo që luftoi për Ukrainën në të kaluarën. Dhe të gjithëve që po luftojnë për të tani. Për të gjithë ata që fituan, dhe ata që do të fitojnë”, është shprehur Zelensky, në një video që shihet se është në kodrat jashtë kryeqytetit Kiev.
Tutje presidenti ukrainas ka shtuar se Ukraina me ndihmën e atyre që e ndihmojnë dhe luftojnë për vendin, do të fitojë në atë mënyrë që të sjellë sukses për gjeneratat e popullit tonë.
“Mirënjohje për këdo që luftoi dhe që po luftojnë për Ukrainën, Do të fitojmë në një mënyrë që të sjellim sukses në mundin e shumë gjeneratave të popullit tonë”, ka thënë Zelensky, duke shprehur mirënjohje dhe lavdi për gjithë ata që luftojnë, punojnë dhe ndihmojnë Ukrainën.
Pushtimi i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt, në të cilin kanë vdekur mijëra njerëz, janë zhvendosur miliona, është dëmtuar ekonomia e vendit dhe ajo globale, gjithashtu janë shkatërruar edhe shumë qytete.