Zelenskyy me fjalim para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të martën e tre majit do t’i drejtohet me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë e paraparë të mbahet nga ora 11:00, do të shtyhet për në ora 13:00, për shkak të adresimit që do të bëjë presidenti i Ukrainës para deputetëve shqiptarë.

“Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit, do të zhvillohet nesër, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00”, thuhet në njoftim.

Presidenti ukrainas, edhe më parë i është drejtuar disa prej parlamenteve evropiane. Ai përmes adresimeve, kishte falënderuar shtetet për mbështetjen që i kanë dhënë vendit të tij për ta luftuar invazionin rus.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika