Zelensky: Më shumë se 30 sulme me dronë nga Rusia në dy ditë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke u adresuar nga Kievi dhe duke qëndruar pranë një droni të rrëzuar iranian Shahed, ka deklaruar se Rusia ka nisur më shumë se 30 sulme me dronë në Ukrainë në vetëm dy ditë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky Foto: BBC





Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka nisur më shumë se 30 sulme me dronë në Ukrainë në vetëm dy ditë.

Zelensky shtoi se në total, Moska kishte kryer gjithashtu rreth 4 mijë e 500 sulme me raketa dhe mbi 8 mijë sulme ajrore, raporton BBC.

Duke folur nga Kievi dhe duke qëndruar pranë atij që dukej të ishte një dron i rrëzuar iranian Shahed, Zelensky u zotua të “kapë krahët” e fuqisë ajrore të Moskës.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se Irani i ka furnizuar Rusisë një numër të madh dronësh, por Moska dhe Teherani e mohojnë këtë.

Kjo vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e quajti përdorimin agresiv të dronëve nga Rusia “të tmerrshëm”.

Diplomati i lartë amerikan akuzoi komandantët rusë për përdorimin e pajisjeve për të “vrarë civilët ukrainas dhe shkatërruar infrastrukturën në të cilën ata mbështeten për energji elektrike, për ujë, për ngrohje” gjatë një vizite në kryeqytetin kanadez, Otava.

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët tanë për të ekspozuar, për të penguar dhe për të kundërshtuar ofrimin e këtyre armëve nga Irani”, ka thënë Blinken.

Në javët e fundit, sulmet ruse kanë shënjestruar infrastrukturën civile të Ukrainës, duke dëmtuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë të vendit, pikërisht kur temperaturat fillojnë të bien.

Vendet perëndimore thonë se Irani po furnizon Moskën me dronët e tij të zhvilluar brenda vendit dhe se ekspertët ushtarakë iranianë janë në terren në Krimenë e pushtuar nga Rusia për të ofruar mbështetje teknike për pilotët.

Kievi ka identifikuar dronët e përdorur në disa sulme në infrastrukturën e tij si drone iranian Shahed-136.

Ata njihen si dronët “kamikaze” sepse janë shkatërruar në sulm – të quajtur sipas pilotëve luftarakë japonezë që fluturuan në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.

Ukraina thotë se rreth 400 dronë janë përdorur tashmë nga Rusia, nga një porosi totale prej rreth 2 mijë armësh.

Por Teherani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka arritur ndonjë marrëveshje armësh me Kremlinin, dhe Moska gjithashtu mohon përdorimin e dronëve iranianë.

Të mërkurën, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian i quajti akuzat “të pabaza” dhe i kërkoi Ukrainës “të paraqesë çdo provë që mbështet akuzat”.

“Nëse… na bëhet e qartë se Rusia ka përdorur drone iraniane në luftën kundër Ukrainës, ne definitivisht nuk do të jemi indiferentë për këtë çështje”, ka shtuar ai.

Kundërshtari rajonal i Teheranit, Izraeli, ka sulmuar gjithashtu Iranin lidhur me eksportet e supozuara. Gjatë një takimi me Presidentin e SHBA Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të enjten, Presidenti Isaac Herzog kritikoi aktivitetet e regjimit.

“Fakti që Irani, duke ndjekur aktivitetet e tij në vrasjen e qytetarëve të vet, duke punuar drejt armëve bërthamore pafundësisht, duke rrezikuar të gjithë botën dhe rajonin – dhe tani duke vrarë civilë të pafajshëm në Ukrainë, ju jep qartë një pamje të asaj se për çfarë bëhet fjalë Irani. ”, tha zoti Herzog.

Para vizitës, ai ishte zotuar të ndante “prova” me Biden se Irani po furnizonte armët.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se do të furnizojnë Ukrainën me 275 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake, sipas Associated Press.

Ndihma pritet të përdoret për të rimbushur municionet për sistemet e artilerisë ukrainase, duke përfshirë lëshuesit HIMARS që forcat e Kievit kanë përdorur për efekt të madh.

Në terren, luftimet janë ngadalësuar ditët e fundit, me një përparim të shumëpritur ukrainas në qytetin jugor të Khersonit, i bllokuar për shkak të motit të keq.

Gjatë natës së 22 dhe 23 tetorit, Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar 16 dronë kamikazë Shahed-136.

“Natën e 22-23 tetorit armiku tashmë ‘tradicionalisht’ sulmoi jugun e vendit me dronë luftarakë kamikaze. Njëmbëdhjetë dronë armiq u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe mjetet e Komandës Ajrore ‘Jug’ të Forcave Ajrore, në rajonin e Mykolaiv-it dhe tre drone të tjerë Shahed-136 u rrëzuan nga njësi të tjera të Forcave të Mbrojtjes të jugut”, ka njoftuar Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës .

Ndërkaq, sipas tyre, dy dronë të cilët arritën të depërtojnë nga drejtimi jugor, u shkatërruan nga armët kundërajrore të Komandave Ajrore “Lindje” dhe “Qendra” në lindje dhe veri të Ukrainës.

Forcat ajrore ukrainase rrëzuan 16 dronë iranian Shahed gjatë natës

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika