Zelensky ndalon zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit për qëllime jozyrtare

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka nënshkruar një dekret që ndalon zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit për çdo gjë, përveçse për punë zyrtare

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të hënën e 23 janarit, ka thënë se kishte nënshkruar një dekret që ndalon zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit për çdo gjë, përveçse për punë zyrtare.

“Zyrtarët nuk do të jenë më në gjendje të udhëtojnë jashtë vendit për pushime ose për ndonjë qëllim tjetër joqeveritar”, ka thënë Zelensky gjatë fjalimit të tij të përditshëm të mbrëmjes.

Presidenti ukrainas ka shtuar se kjo vlen për të gjithë zyrtarët e qeverisë, si dhe për nivele të ndryshme të qeverisjes vendore.

“Kjo vlen për oficerët e zbatimit të ligjit, deputetët, prokurorët dhe të gjithë ata që duhet të punojnë për vendin dhe brenda vendit. Nëse duan të pushojnë tani, do të pushojnë jashtë shërbimit shtetëror”, ka shtuar ai.

Zelensky ka potencuar se kabineti do të zhvillojë një procedurë për të siguruar që çdo zyrtar që largohet nga Ukraina po e bën këtë për “një udhëtim të vërtetë biznesi”, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika