Zelensky para Kongresit: Ndihma e ShBA-së për Ukrainën është vendimtare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër një ushtrie ruse të armatosur më mirë duke theksuar se ndihma ushtarake dhe financiare e ShBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare

Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit para Kongresit Amerikan në Washington u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të ShBA-së që të vazhdojnë ta mbështesin vendin e tij me ndihmë ushtarake dhe financiare, derisa lufton për ekzistencë kundër Rusisë.

“Çdo gjë tjetër, përveç fitores së Ukrainës, do të kërcënonte botën e lirë, përfshirë ShBA-në”, ka thënë Zelensky, raporton BBC.

Ai tha se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër një ushtrie ruse të armatosur më mirë, por shtoi se ndihma ushtarake dhe financiare e ShBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare.

Mbrojtja e Ukrainës “nuk është vetëm për jetën, lirinë dhe sigurinë e ukrainasve. Ajo do të përcaktojë nëse [do të ketë] demokraci për ukrainasit dhe amerikanët”, tha tutje Zelensky.

Lufta “nuk mund të ngrihet ose shtyhet, nuk mund të injorohet, duke shpresuar se oqeani ose diçka tjetër do të sigurojë mbrojtje”, tha ai.

Ndryshe dje, Zelenskyy, ia ka dorëzuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, një medalje ushtarake nga një ushtar ukrainas në Bakhmut.

Presidenti ukrainas bëri të ditur se një kapiten, me të cilin, ishte takuar një ditë më parë në qytetin lindor, i kërkoi atij t’ia kalonte medaljen e tij ushtarake, presidentit të SHBA-së.

“Çfarë nderi i madh”, tha Biden pasi Zelenskyy ia dorëzoi medaljen, përcjell Sky News.

Vizita e Zelenskyt në ShBA ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.

Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës.

Ai, po ashtu, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë.

“Dua që i gjithë populli i Ukrainës ta dijë se populli amerikan është me ju në çdo hap dhe ne do të qëndrojmë me ju”, tha Biden.

Por një vizitë e paparalajmëruar në një vend të huaj shënon të parën që nga fillimi i luftës dhe gjithashtu sinjalizon rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me ShBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika