Zelensky: Po vazhdon operacioni në Kursk, trupat tona nuk janë të rrethuar nga rusët

Volodymyr Zelensky thotë se forcat ukrainase po luftojnë ende në rajonin rus të Kurskut dhe nuk janë të rrethuar nga pushtuesit rus.

Forcat e Kievit kanë mbajtur nën kontroll një pikë mbështetjeje për muaj me radhë përtej kufirit rus, pavarësisht luftimeve të ashpra.

Por kohët e fundit, trupat e Kremlinit kanë avancuar dhe ka pasur pyetje se sa kohë do të angazhohet në mbrojtjen e territorit Ukraina.

Në një deklaratë në mediat sociale sot, presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se është stabilizuar situata pranë qytetit kyç ukrainas të Pokrovsk.

“Rritja e forcave ruse tregon se Moska ka ndërmend të vazhdojë të injorojë diplomacinë. Është e qartë se Rusia po e zgjat luftën. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë partnerëve tanë të gjitha informacionet reale për situatën në front, në rajonin e Kurskut dhe përgjatë kufirit tonë”, deklaroi lideri ukrainas.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar gjatë ditës së djeshme se forcat ukrainase janë rrethuar dhe se mund të ndodhë një gjakderdhje e madhe.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika