Zelensky: Qytetarët rusë duhet të kuptojnë qartë se terrori nuk mbetet kurrë pa përgjigje

Presidenti i Ulrainës, Volodymyr Zelensky në deklaratën e tij të së premtes iu ka kërkuar popullsisë ukrainase që “të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin”

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në të premten e 23 dhjetorit ka përdorur fjalimin e tij për të paralajmëruar popullsinë ukrainase “që të mos bëhen të vetëkënaqur gjatë sezonit të festave”.

“Ju lutem mbani mend se kush po lufton kundër nesh. Në sezonin e ardhshëm të festave, terroristët rusë mund të bëhen sërish më aktivë. Ata përçmojnë vlerat e krishtera dhe të gjitha vlerat tjera”, ka theksuar presidenti ukrainas.

Lideri ukrainas iu ka kërkuar popullsisë ukrainase që “të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin”.

Këtë deklaratë presidenti Zelensky e ka përfunduar në gjuhën ruse duke thënë se “Edhe një gjë: qytetarët rusë duhet të kuptojnë qartë se terrori nuk mbetet kurrë pa përgjigje”, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika