Zelensky: Rreth 21 mijë mercenarë të “Wagner”-it janë vrarë në Ukrainë

"Këto ishin humbje të mëdha për ‘Wagner’... Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armikun nga toka jonë. Ata po e humbin luftën"

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se të paktën 21 mijë mercenarë të grupit ushtarak “Wagner” janë vrarë në Ukrainë.

Udhëheqësi ukrainas ka thënë se kompania private ushtarake kishte pësuar “humbje të mëdha”, veçanërisht në Ukrainën lindore ku “grupi i saj më i fuqishëm” po luftonte.

“Trupat tona vranë 21,000 pjesëtarë të ‘Wagner’ vetëm në Ukrainën lindore”, ka thënë Zelensky në Kiev të shtunën në një konferencë për media, duke shtuar se 80,000 luftëtarë të tjerë të “Wagner”-it ishin plagosur.

“Këto ishin humbje të mëdha për ‘Wagner’… Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armikun nga toka jonë. Ata po e humbin luftën. Ata nuk kanë më fitore në fushën e betejës në Ukrainë, dhe kështu ata kanë filluar të kërkojnë dikë për të fajësuar”, ka thënë Zelenesky, shkruan CNN.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika