Zelensky: Rusia dëshiron ta shkatërrojë jetën normale të evropianëve

I pari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka për qëllim që të shkatërrojë jetën normale të qytetarëve evropianë

Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia dëshron të shkatërrojë jetën normale të evropianëve.

“Po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik ku ende nuk mund të sulmojë me raketa”.

“Këtë dimër, Rusia po përgatitet për një sulm vendimtar energjetik ndaj të gjithë evropianëve”, ka shtuar ai.

Evropa ka akuzuar Rusinë se është duke përdorur furnizimet e saj me gaz për ta shantazhuar Evropën në mes të konfliktit të Ukrainës, gjë që Moska e ka mohuar.

Çmimet e energjisë janë rritur qëkur Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej.

Qeveritë në të gjithë kontinentin janë duke menduar se çfarë masash të marrin për të lehtësuar krizën, raporton BBC.

Gjermania është një nga vendet më të prekura nga ndërprerja e furnizimit rus dhe ka njoftuar për një paketë ndihmëse prej 65 miliardë eurosh.

Ndryshe në korrik, Gazprom ka ndërprerë plotësisht furnizimet për 10 ditë, duke përmendur “një ndërprerje mirëmbajtjeje”. Ndërkaq, ka rifilluar përsëri 10 ditë më vonë, por në një nivel shumë të reduktuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika