Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për ta destabilizuar Ballkanin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina e mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, teksa ka kërkuar mbështetje edhe për vetë vendin që përfaqëson.

I pyetur për këshillën që do t’ua jepte vendeve të Ballkanit Perëndimor, Zelensky ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet të bashkohen dhe samiti i 28 shkurtit ka qenë një shembull për këtë.

“Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën. Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, ka thënë mes tjerash, Zelensky.

Në një konferencë për media, në kuadër të Samitit për Ukrainën në Tiranë, Zelensky ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës, në këtë kohë që ai e quan të trazuar.

“Së pari e mbi të gjitha iu falënderoj juve Edi, popullin tuaj, të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë e të plotë që na keni dhënë ne, vendit tonë, popullit tonë, mbështetjen që e kemi marrë në këtë kohë të trazuar. Ne na duhet më shumë besim te çfarë mund të bëjmë ne, duhet që ju të keni besim te ne, te stabiliteti që ne do të mund t’i ofrojmë Evropës, por edhe vlerave të përbashkëta dhe integrimit tonë të plotë në BE. Ne e mbështesim natyrisht edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne”, u shpreh ai.

Sipas tij, Ukraina si edhe i gjithë rajoni i Evropës Juglindore, duhet të vijojë “që së bashku të ecim përpara të bashkëpunojmë”.

“Lufta është filluar nga një person i vetëm, por puna për paqe është një punë që mund ta bëjmë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë sesa një person”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika