Zelensky shkarkon ambasadorin ukrainas në Britani të Madhe

Një njoftim i papritur ka ardhur nga Ukraina, e cila po ballafaqohet tash e sa kohë me pushtimin e Rusisë. Zelensky ka shkarkuar Vadym Prystaiko si ambasador në Mbretërinë e Bashkuar

Ambasadori i Ukrainës në Britani, Vadym Prystaiko është shkarkuar./ Foto: AFP

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorin ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko.

Ende nuk është dhënë ndonjë arsye për shkarkimin e 53-vjeçarit, raporton Skynews.

Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku i vitit 2020.

Një urdhër presidencial thotë gjithashtu se Prystaiko është hequr si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.

Kujtojmë se ambasadori kritikoi presidentin ukrainas në një intervistë në Sky News.

Ndryshe, dorëheqje ka dhënë edhe ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko. Ky i fundit thuhet se u largua pas një “keqkuptimi” mbi përdorimin e fondeve publike për projekte kulturore, ndërsa Kievi po përpiqet t’i largojë pushtuesit rusë që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika