Zelenskyy: Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin statusin kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka deklaruar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e veriut e mbështesin dhënien statusit kandidat të Ukrainës për anëtarësim në BE

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Zelensky dhe Kryeministri Dritan Abazoviq

Presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë udhëtuar për në Ukrainë të mërkurën e 15 qershorit, ku janë takuar me presidentin e këtij vendi, Volodymyr Zelenskyy.

Në këtë udhëtim ishte planifikuar të merrte pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, por për shkak të agjendës së ngjeshur nuk ka marrë pjesë.

Udhëheqësit e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në mbështetje të statusit kandidat të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Zelenskyy ka deklaruar se është mirënjohës për mbështetjen e tyre.

“I jam mirënjohës zotit Rama, i jam mirënjohës zotit Abazoviç, z. Kovaçevsky për miratimin e një deklarate të përbashkët sot në mbështetje të dhënies së Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, është shprehur Volodymyr Zelenskyy në Facebook .

Mes të tjerash, ai ka shtuar “Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit”.

Zelenskyy takohet me Ramën dhe Abazoviq

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika