Zelensky sot në Tiranë

Mbrëmjen e 27 shkurtit, në aeroportin e Rinasit pritet të zbresë një nga figurat më të njohura botërore të momentit. Volodimir Zelensky, presidenti i Ukrainës, që prej dy vjetësh po udhëheq luftën kundër Rusisë, duke mobilizuar kombin dhe ushtrinë si dhe duke bindur pjesën më të madhe të botës të jetë përkrah vendit të tij

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryeministri ukrainas, Volodimir Zelensky

Mbrëmjen e 27 shkurtit, në aeroportin e Rinasit pritet të zbresë një nga figurat më të njohura botërore të momentit. Volodimir Zelensky, presidenti i Ukrainës, që prej dy vitesh po udhëheq luftën kundër Rusisë, duke mobilizuar kombin dhe ushtrinë si dhe duke bindur pjesën më të madhe të botës të jetë përkrah vendit të tij.

Ai është paraparë të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, ngjarjet në Ukrainë dhe elementët e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelensky-t në Tiranë, ku ajo që dihet me siguri është pjesëmarrja në samitin e 28 shkurtit.

Edhe pse në agjendën paraprake ishte parashikuar një takim me presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ato janë anuluar.

Zelenksy do të marrë pjesë në një forum, që të mërkurën do të bëjë bashkë liderë të BE-së dhe të Evropës Juglindore.

Nga Bashkimi Evropian do të vijë Ursula Von der Leyen, ndërsa janë ende në pritje të konfirmimeve Greqia dhe Kosova, nëse do të përfaqësohen nga kryeministrat apo nga presidentët. Serbia ka njoftuar se do të jetë e pranishme përmes presidentit Aleksander Vuçiq. Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë edhe të enjten në një Samit për integrimin.

Pak ditë më parë në një mesazh në platformën X, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar luftën e saj në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika